Nën dritën e yllit të Davidit

Kultura

Nën dritën e yllit të Davidit

Nga: Sami Mulaj Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:52
Sami Mulaj

Tek Ujëvarët e Drinit të bardhë

Ç'më pushtoj një ëndërr e bukur

Aty me Agim Deskun

Shaluam dy gjoga të bardhë

Nën shkëlqimin e Yllit të Davidit

Soditëm qiellin e Ballkanit

Të dielën zbritëm në Athinë

Me Homerin zbathur

Midis dy fenerëve u rrokëm

Mbi re na futi në gji

Hyjnesha Tanagra

Kur rrahjet e zemrës se saj

Filluan të ritmojnë shqip

Shumë shekuj para Krishtit

U rikthyem në Rozafë

Me shalat e kuajve të djersitur

Nga rrugët tona të gjata

E kuajt tonë u ngrinë

Aty kurrë nuk do të këtë ma murosje

Puno ditën e prish natën

Jo ma kurrë

Unë dhe Agim Desku

Bëhemi fli nên atë urë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat