Mos u largo nga ky prag

Kultura

Mos u largo nga ky prag

Nga: Natasha Ilia Çuro Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:23
Natasha Ilia Çuro

Unë do hesht,s'do flas,po qaj 

Po dëgjo pëshpërimën e shpirtit, 

Të adhuroj,të desha, skam faj, 

S'duroj,më vret ndjenja e keqkuptimit. 
 

Unë të dua ty, të dashuroj, 

S'dua të ndahem,të largohem nga ty, 

Zemrën s'dua të hidhroj,lëndoj, 

Pak ditë ndarje,një shans,për ne të dy. 
 

Kaluam çaste gëzimi hidhrimi bashkë, 

Të dy i mbajtëm njëri tjetrit dorën,tani ftohtë, 

Shihemi si dy të huaj s'po ia dalim mbanë, 

Ç'pësoj dashuria jonë e fortë,e ngrohtë. 
 

Nga buza jote pres me padurim një po.. 

Zemrës të mi heqë vuajtjen, pikëllimin 

Dashuria jonë e fortë s'do ndarje s'do jo.. 

Ajo s'do provojë çarje veç llogjikë arsyetimin.. 
 

Frymoj për ty ,vetë sdua të ri vetë i braktisur, 

Zemrën copë thërime mu bë shpirti ciflitur 

Mos ma merr shpirtin, pak nga pak, 

Për mua je e çmuar s'dua të humb je bajrak.. 
 

Të lutem mos u largo nga ky prag. 

Sje e hidhur je kafe e ëmbël me kajmak... 
 

KUSH ËSHTË SHQIPTARI 
 

Kush është shqiptari... 

Një pellazg ilir i vërtetë.. 

Racë e fortë si stralli.. 

Në shpirt fisnik e besë... 
 

Kush është shqiptari .. 

Pasardhës i mbretëreshës Teutë.. 

Historinë shkroj me gërma ari.. 

Nga armiqtë nuk u tut.. 
 

Kush është shqiptari. . 

Pasardhës,Gjergj Kastrioti.. 

Në deje ka gjak Arbëri. ... 

I lashtë i vjetër i paepur luftëtar i Zoti.. 
 

Kush është shqiptari... 

Bujar mikpritës i vërtet.. 

Për mikun ther djalin.. 

Po mikun në besë...s'pret.. 
 

Kush është shqiptari.. 

Kur i lënë një amanet.. 

Si Kostandini ngrihet nga varri.. 

Ta mbarojë se varri nuk e tret.. 
 

Kush është shqiptari.. 

Njeri i vuajtur shumë.. 

Gjithmonë e vrau barbari.. 

Kurrë se mposhti,s'ju përkulë.. 
 

Kush ishte shqiptari... 

Kur bishat e coptuan.. 

Në luftë u hodh i pari.. 

Kurrë se shuan gjunjëzuan..!? 
 

Kush është shqiptari.. 

Një atdhetar I flaktë.. 

Turqit në fyt i vunë litarin.. 

Kërceu vallen Osman Takë.. 
 

Kush ishte shqiptari.. 

Ish djaloshi Vasil Laçi.. 

Nuk deshi robërinë.. 

Mbretit të rremë revole ja zbrazi.. 
 

Kush ish shqiptari.. 

Avni Rustemi Libohoviti... 

I guximshi i dituri i ralli .. 

Tradhëtar Esat pashën në ballë goditi... 
 

Kush ishte Shqiptare.. 

Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza.. 

Zemra e saj ish e butë e madhe.... 

Dashuri botës I fali e paharruar ndër breza...
 

Kush ish shqiptari .. 

Kur i vranë të afërmit e shtëpisë.. 

Ish shqiponja Adem Jashari.. 

Pishtar i lirisë...atdhedashurisë. 
 

KAURKA SHTAT SELVI! 
 

Kristiane shtat selvi, 

Ç'deshe ti në këtë shtëpi.. 

Ne duam një myslimane.. 

Le të jetë dhe llafazane.. 
 

Le të jetë, çfarë të dojë.. 

Me kristiane djalë s'martojmë, 

Le të jetë dhe jarane.. 

Ikë kristiane(..shpirt o xhane).!? 
 

Kaurka u zemërua.. 

Mori një kopan në dorë.. 

Myslimanin unë e dua.. 

Dhe me të do vë kurorë.. 
 

Prindrit sy më sy u panë.. 

Thanë do gjejmë belanë.. 

Djalin tonë do të marrë.. 

Ne do ngelemi mënjanë.. 
 

Kaurka shpejt nxitoj.. 

Djalit mysliman t'ia thoj.. 

Ky veç e inkurajoj.. 

Me prindrit do bisedoj.. 
 

Ai kish dobësi kaurkën.. 

Atë të virgjër çupkën.. 

I tha më jep pak buzën.. 

Le të lehin qentë rrugës. 
 

Se ti je e bukura kaure.. 

S'më prish gjë ç'fe ke.. 

E hijshme e plot nure... 

Mua për ty zemra më re... 

Myslimani u martua.. 

Kaurkën mori për grua... 

Dashuria s'njeh kufi.. 

S'pyetën fe kishë e xhami... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat