Në Ledhëz të Çamërisë

Kultura

Në Ledhëz të Çamërisë

Nga: Atdhe Geci Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Tridhjetë e gjashtë nëna çame dhe arbanite

u mblodhën në Ledhëz në vendlindjen e

Pirro Shqiponjës, tek varri ku prehet Heroi

i Çamërisë, për të dhënë mesazhin e tyre

para varrit që di shumë për të ardhmen!...

Çamëri, ti që ishe krenari e Epirit shqiptar

nuk qaj për djemtë që ikin në mërgim, por

qaj për kohën që mund ta merr era e ta bëj

pluhur,!Qaj toka ime, qaj bari im i thjeshtë

se dhjetëra shekuj i kemi rrënjët e Ipeve

eshtrat e të rënëve pellazgë, ilirë e dardanë

Ah, Greqi ty të vraftë gjëma e vullkaneve

prej shekujsh jemi të lidhur për varresh

qysh me Pirron Çamëria ishte Republikë,

qysh me Pirron, Greqia e tëra ishte e jona.

Çamëri, ti e di kush të dënoi me harresë,

Ligji i Luftës 1941 ishte rrufeja që të vrau!

Çamëri, lufta për liri na bën të përjetshëm

numëroni vet palat e fustanellës shqiptare.

Prej shekujsh jemi të lidhur për këtë tokë.

Në Ditën e Pirros, Ditën e kujtesës sonë

Gratë e Ledhzës vrapuam rreth shtëpisë

me flamurin kombëtar të atdheut tonë, e

policët grekë u trembën prej këtij vrapimi,

tridhjetë e gjashtë nëna çame dhe arbanite

u betuan të lindin nga një fëmijë më tepër

nga një fëmijë për Flamurin dhe Atdheun!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat