Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për lokalitetin arkeologjik në Dresnikut

Kultura

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për lokalitetin arkeologjik në Dresnikut

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Me rastin e nënshkrimit, ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku tha se ky lokalitet paraqet një pasuri me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si lokalitet shumë shtresor me vlera historike, shkencore dhe kulturore.

“Projekti i titulluar ruajtja e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut është si një nga gjashtë projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro Azisë për tu financuar nga fondi i ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Ndërkaq, ambasadori Jeffrey Hovenier potencoi se është i kënaqur që sot ka nënshkruar këtë projekt me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Jam entuziast të ndaj me ju sot se fondi i ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të departamentit të shtetit për çështje arsimore dhe kulturore është i përkushtuar ta mbështesë këtë lokacion”, tha Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat