Fuqia fantastike e dashurisë dhe pasqyrat e feminitetit

Kultura

Fuqia fantastike e dashurisë dhe pasqyrat e feminitetit

Nga: Baki Ymeri Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Lirika e Remzi Bashës inkuadrohet gjithësesi në linjën e përgjithshme të poezisë shqipe të cilën, poeti i palodhshëm në fushë të disporës shqiptare na e ka bërë të njohur duke na prurë një poezi me një ngarkesë të madhe shpirtërore, e shprehur me bindje të lartë, një poezi e ngrohtë, plot lëng, nga e cila shpërthejnë herë pas here jehonat e ndërgjegjes kombëtare, të një historie të përbujshme. Disa nga këto koordonata do të rihasen në mënyrë pregnante në librin që kemi përpara, të tjerat i imagjinojmë si frymëzime të shumëfishta, duke patur parasysh faktin se poeti jeton larg atdhelindjes së tij, i përmbushur me ndjenja të nostalgjisë, të përmallimit të ngjashëm me mallin tonë, i cili e përshkon një numër të konsideruar të vjershave të tij.

Ajo që të mahnit atypëraty është një feminitet i guximshëm dhe joshës, i gërshetuar me përgjegjësi në një periudhë kur poezia e shkruar synon kah mbretërimi erotik si pasojë e një cerebralizimi të ekzagjeruar. Poeti në këtë drejtim nuk i cenzuron emocionet, senzacionet, duke i dëshmuar ato me një tingull dhe krenari të veçantë, me fjalë të thjeshta por esenciale, në njërën nga mënyrat më të prekshme që shëmbëllen me atë që e dashuron jetën dhe çdo gjë që të ofron ajo. Lumturia e përfituar përmes dashurisë është e gërshetuarr me spektrin e ngjyrav. Në poezinë e Remziut identifikohen hipostazat e femrës: gruaja-dashnore, bashkëshorte, nënë, gruaja e implikuar në aktivitete sociale, gruaja që proteston kundër asaj që e rrëmben lumturinë e jetës, gruaja që shkruan vjersha, me mendim te Zoti, por edhe te njerëzit ndaj të cilëve drejtohet krejt njerëzishmëria e saj. Në një epokë të ndjeshmërisë, pozia e Remzi Bashës, sidomos kjo e dashurisë, është një përkushtim i shprehur në mënyrë të lirë, të hapur, me një dhunti magjepsëse. Autori përmes ndjeshmërisë së tij duket si një engjëll i buzëqeshur dhe si një ishull i mahnitshëm.

Ndjenjat poetike të Remzi Bashës, filtrohen në pjesën më të madhe në ujrat e ëndrrës, shpesh autori thërret mitin autokton me shenja të arketipales. Në këtë poezi provokohet një takim midis burrit dhe gruas, shpesh mungesor dhe për pasojë kompesohet nga ëndërrimi. Poeti e do dhe ruan këtë gjendje, do vizualitetin e ëndrrës dhe zhgjëndrës, do brishtësinë e ëndrrës, të papërsëritshmen e ëndrrës, e preokupuar për jetën e ëndrrës e me frikën për shkatërrimim e saj nga zgjimi, ai përpiqet ta konturojë atë me një finesë të rrallë me gjithë pasurinë tonale e lineare. Përmes këtij filtri onirik poezia zhvishet nga agresiviteti, nga ashpërsia e të qënit e drejtpërdrejtë, dhe vishet me ndjenja të stërholla, me detaje të një përkatësie të papërsëritshme plot me senzualitet. Poeti dëshmon se intesiteti i përjetimit është më i thellë në botën e ëndrrës sesa në një afrim të thjeshtë fizik.

Viti 2023 do të mbahet mend si viti i planetëve retrogradë. Fjala "retrogradë" (sgurisht nga anglishtja) përdoret për të përshkruar lëvizjen prapa dhe shkenca na tregon se të gjithë planetët në sistemin tonë diellor lëvizin në një drejtim në shtigjet eliptike rreth diellit, që do të thotë se planetët retrogradë duket se lëvizin vetëm në drejtim të kundërt ndërsa ne i shohim nga perspektiva në Tokë. Afërdita, Mërkuri, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni janë shtatë planetët që të gjithë kanë bërë deri tani dhe do të bëjnë një lëvizje mbrapshtë nëpër qiell në muajt e ardhshëm, diçka që do të na ndikojë të gjithëve përmes hartave tona të astrologjisë. Dhe kështu kjo ka një ndikim. Sipas të dhënave astrologjike ata e kthyen energjinë shumë ashpër drejt vetvetes dhe aktivizuan proceset e vetënjohjes. Në këto procese doli në pah e vërteta e parë e fshehur e dukshme dhe ajo është se nëse kemi një problem në jetë, shkaku kryesor është brenda nesh dhe na takon ne ta rregullojmë atë.

Planetët ishin rreshtuar kështu, retrogradë pas retrogradë, sfidë pas sfide, dhe në vjeshtë Afërdita u kthye gjithashtu në pozicionin e saj më të dobët - atë të Akrepit. Ndjenja e vetvetes u bë shumë më e mprehtë dhe të gjithë filluan të përballen dhe të përballen me botën e tyre emocionale. Disa kishin frikë, të tjerë tmerroheshin, të tjerë merrnin pilula dhe të tjerë, shumë më të stresuar dhe më të frikësuar se të tjerët, deklaronin me krenari se nuk ndjenin asgjë dhe se ishte e pakuptimtë. Fatkeqësisht, energjia e planetit retrogradë ishte aq e fuqishme sa arriti të bindë edhe skeptikët më të mëdhenj se ka shumë të vërteta në interpretimet astrologjike. I gjithë ky proces ka hyrë gjithashtu në procesin e kthimit të brendshëm dhe ndjehet se kemi mbledhur shumë informacione të vlefshme në lidhje me këtë dhe temën e saj të dashurisë. Kam hasur shumë imazhe dhe interpretime të ndryshme të dashurisë. Dashuria është e larmishme dhe ne të gjithë kemi një qasje dhe ndjenjë të ndryshme ndaj saj.

Disa njerëz janë më të pasionuar dhe mund të përballojnë shumë dashuri dhe për rrjedhojë mund të krijojnë edhe shumë përjetime. Për njerëzit e tjerë mjafton dashuria e moderuar. Në të dyja rastet, bëhet fjalë për njerëz që e njohin dashurinë, e kanë takuar dhe mund ta ftojnë në jetën e tyre. Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk e njohin atë. Kjo është arsyeja pse vendosa të shkruaj këtë përmbledhje, qëllimi ishte të jepet një interpretim të bazuar në përvojën dhe hulumtimin adekuat që do t'ju bënte të mendoni. Nuk duhet ta pëlqesh, madje mund ta urresh. E rëndësishme është që të provokojë fillimin e një procesi të vetënjohjes tek dikush dhe të mendohet se cila është marrëdhënia personale me temën e dashurisë.

Në fakt kjo për të qenë i sinqertë është “shënjuar” nga dy këngë shumë të bukura të së shkuarës së afërt. Është periudha e viteve 80-të që më duket më lirike dhe më e bukura për sa i përket shprehjes së temës së dashurisë. Thellësia e këngëve dhe guximi i teksteve, poetika dhe mprehtësia e tyre, nuk janë karakteristikë e asnjë periudhe tjetër të zhvillimit të muzikës. Sipas mendimit tim, sigurisht ata kanë ndoshta dhe arsyen të gjykohen, por me një vëzhgim të sinqertë këngët dhe tekstet e pas 80-tës dhe afërsisht të 85-ës kishin më shumë kuptim lirie dhe ende diku interpretohen me zell. Në këngën e parë, „Eja o shoku ynë“ të kënduar nga Kozma Dushi, eksti: Arben Duka Muzika: Vladimir Kotani, këngëtari këndon për vetminë që na bën të kërkojmë dashurinë dhe të lidhemi me botën që na rrethon.

Remzi Basha nuk është këngëtar, edhepse din të këndojë, por ai është Poeti i Dashurisë. Nostalgjia dhe dashuria janë dy tema të lidhura shumë ngushtë dhe marrëdhënia e tyre analizohet fort arsyen lirike të këngës. Në këngën lirike natyrisht këngëtari mes interpretimit, tekstit dhe muzikës, jep një interpretim shumë të bukur dhe lirik të dashurisë si një përvojë shpirtërore, pikërisht kjo që është. Duke dëgjuar këtë këngë nuk ka nevojë për citate të tjera që janë ndoshta shumë më të fuqishme dhe që e përshkruajnë dashurinë në një mënyrë alternative.

Në fakt, në vjershat e Remzi Bashës dhe në këngët e kësaj periudhe ndodh disi shkëputja nga formati propagandistik, dhe qasen shumë këndvështrime të ndryshme për dashurinë, mungesën e saj, praninë e saj dhe çfarë na bën ta kërkojmë atë, por edhe çfarë na pengon ta lejojmë atë në jetën tonë. Sigurisht që preken të dyja temat me të cilat punojnë bashkërisht analiza e energjisë stërgjyshore, si dhe analiza astrologjike. Në pjesën me energjinë stërgjyshore reflektimi është i vonuar, pasi tekstet ende janë të ngurta dhe nuk ka shtek të jepet undësia e kuptimit lirik se si tema e dashurisë kalon në jetën reale, si ka ardhur brez pas brezi. Dhe në pjesën astrologjike, nuk mungon e gjitha ajo që duhet të shpjegojë, se si secila prej shenjave të zodiakut është shumë e lidhur me idenë e përgjithshme të dashurisë dhe mbart një pjesë të së vërtetës për të.

Sidoqoftë, forma retrogradë nuk na bën thjesht si planetët të kthehemi kundra, e të lëvizim kundra aspektit në fjalë, por të gjejmë ay ku duket vetë procesi retrogradë një arsye që lidhet me udhën e duhur e të domosodoshme të lirikës së lirë të dashurisë. Vetëm kështu mund të hapet udha të shikohet, studiohet dhe mirëkuptohet Fuqia e dukshme e fshehur e dashurisë. Remzi Basha shkruan nga dëshira e zjarrtë dhe e hershme, nga filli i pasionit dhe talentit, të cilin e frymëzoi nga porositë e rilindësve tanë. Kohëve të fundit ai e ndan jetën e vet mes Kosovës dhe Skandinavisë, duke qenë një aktivist i palodhur i shoqatës së atjeshme, e drejtuar nga Zt. Hysen Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat