Kuçi simbol i rezistencës dhe qendresës heroike

Kultura

Kuçi simbol i rezistencës dhe qendresës heroike

Nga: Deli Smaka Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 06:53
Kopertina e librit

Keto ditë të festës së librit në Tiranë rastesisht me ra në dorë libri i radhës i autorit Sokol Demaku ” Kuçi, fshati i kuvendeve” Pak histori nga tradita shekullore e Kuçit, Esse dhe tregime, në botim të shtëpisë botuese Shoqata ”Sokol Demaku” Shtëpia botuese, në 113 faqe dhe shtypurë në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë

Një libër me shumë vlera historike për fisin Kuç ku së bashku me fisin Hot dhe fisin Kelmend kanë lindë që në shekullin e XIV – XV cka do të thotë se janë ndër fiset e para dhe më të vjetra shqiptare.

Libri nisë me një përshkrim të natyrës idilike të Labërisë, gajrpërimit të lumit Vlora me kanionin pitoresk dhe shumë tërheqës për syrinë e njeiut. Një përshkrim vërtetë ideal i Labërisë me fshtrat e saja aq të rreguluara dhe me një popullat e cila diti dhe di edhe sot të punoj dhe gjallëroj.

Ku fshat malor, me madheshtinë e tij shtrihet në shpatullat e malit të Shkabës, aty ku ka burimin e tij lumi Vlora. Ky vend ka histori të largët e të lashtë, ka një traditë të vjetër, ka njërëz të vyer, njerëz me shpirt të bardhë. Si duket vet natyra ka ndikuar dhe ka e berë të veten, kur kemi të bëjmë me banorët e këtyre anëve. Natyra, uji, dielli, sigurisht kanë ndikuar që këta banorë të lashtë sa vet fshati, të lashtë sa vet jeta,të jenë këta që janë me këto virtyte.

Është ineteresante se Kuçi dhe fshatrat për rreth tij kanë trasheguar vetem vlera të larta historike, kulturore dhe inetektuale, por është karakteristike të përmenden edhe ato të së drejtës së popullit,të grumbulluara në ”Kanunin e Labërisë”. Ky ishte një sistem i normave ligjore të pashkruara e që bazën e ka nga mesjeta dhe janë përcjellur deri në kohët tona gojë më gojë, brez pas brezi. Ato i kanë rregulluar marrëdhenjet dhe veprimtaritë ekonomike, politike dhe sociale, të drejtat dhe detyrimet individuale në familje dhe shoqëri.

Kanuni i Labërisë është një sistem sanksionesh me vera të larta morale si dhe me parime themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikrisë, besës, mikpritjes, bujarisë, parimit të barazisë së gjakut e të lirisë. Këto të drejta i sankisonon e drejta zakonore shqiptare. Ky Kanun është një deshmi e rrallë e kohës, kur nuk ka ekzistuar autoriteti shtetror. Kjo ishte një nevojë e kësaj popullsie të civilizuar, që jeta të mos jetë një anarki,por nën një sistem normash jetësore të caktuara me të drejta dhe detyrime. Në anën tjetër, ky dokument do të ishte një deshmi e ndërgjegjës njerëzore të kohës, në të cilën doli në dritë dhe rregulloi marrëdheniet ndërnjerëzore.

Kuçi është i njohur edhe për organzimin e jetës, pa marrë parasyshë se çfarë ishin ato,dasma, dreka, darka, apo edhe për vdekje.

Dasma kuçiane ishte madhështore.Edhe sot e ka atë traditën e lashtë dhe kjo është pothuaj traditë e të gjithë Labërisë. Labi dhe labja kalonin një jetë në harmoni dhe kjo më së miri duket nga respekti i dyanshëm që mbretëronte në familjen labe. Aty flitej se burri është i zoti i shtëpisë, por gruaja ishte shtylla e shtëpisë. Kjo ishte ajo që familjen labe e bënte të fortë dhe krenare. Gruaja dhe burri ishin kudo së bashku, edhe në vend edhe në kuvend, edhe në fushë edhe në punë. Edhe gruaja labe kishte të drejtë fjale në Kuvend, këtë ia garantonte ”Kanuni i Labërisë”,i cili ishte ligj mbi sjelljen dhe veprimet në Labëri.

Labët ishin të fortë, të pathyeshëm dhe ky virtyt i mbante të bashkuar për tu bërë ballë sfidave të jetës. Thotë një fjalë e urtë: ”Në mal të madh ka gjithçka”. Dhe është edhe tjetra, që është edhe më e saktë: ” Çdo grurë ka egjër”. Egjra dihet se çfarë është, por duhet përballuar e keqja me mundësinë dhe forcën që njeriu ka.

Është një libër që përshkruan rrjedhshëm peripecitë e një familje me rrënjë të thella në truallin e tyre në jugun e vendit, të cilët edhe pse kishin bërë gjithçka të mirë me zemër e shpirt të begatë për njerëz, për fshatin dhe për të gjithë së bashku u bënë shënjestër e xhelozisë, egoizmit cinizmit dhe zemërligësisë deri në momente të çmendurisë në vrasje që nuk mbahej mend në ato anë deri atë kohë.

Kalvari jetësor i kësaj familje është i gjatë i dhimbshëm me rrugëtime të gjata dhe të mundimshme.

Sot krenar mbajn emrin Kuç fshtarat Kuç i Labërisë, Kuç i Tuzit në Mal të zi, por kuçianet

janë shtrirë edhe në Kosovë si në fshatin Legjendar Prekaz, fshatin heroik Abri dhe fshatin më

punëtor në Kosovë Lutogllavë ku vazhdojnë jetën dhe traditën shekullore të fisit Kuç.

Një histori me vlerë që mendoj s eja vlen të lexohet për peripetit e kesaj familje dhe rrugëtimin historik nga Labëria në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat