E bukura e dheut....

Kultura

E bukura e dheut....

Nga: Agron Shabani Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:39
Autori Agron Shabani

Fustani prej lëkurës së tigrit, i cili më tepër ngjante në pancir ose parzmore, se sa në veshje femre (gruaje), vazhdimisht sikur i tundej trupit, duke ia kruar dhe gudulisur lëkurën. Sandalet e thurura me gjithfarë ngjyrash dhe gurësh të çmuar me plot elegancë, sikur thenin gurët e kalldrëmit të qytetit në rrugën e shtruar veç nga dora e Zotit. Aromat e luleve dhe qiparisave në gufitje, e mbushnin me dëshirë dhe bujari të pa fshehur flladin e mbrëmjes së qytetit të minatorëve. Asaj i duheshin disa minuta të vinte në zyrën e saj ne qendrën e qytetit, për te shkruar ose raportuar për gazetën renomative shqiptare "Bota Sot" dhe gazeta tjera.. Ishte kohe lufte...!

Në anën tjetër të rrugës toka i vinte e pjerrët dhe. Prej nga aty dikund pari dukej një si kodë e vogël e mbuluar me tym dhe pluhur metalik. Ajo kishte vendosur të ndërronte fustanin si parzmore, prej lëkurës së tigrit me pantallona të qepur me stofra lufte që po ndodhte në atdheun dhe vendlindjen e saj. Ishte e vendosur deri në betejën e fundit." O vdekje, o liri!"., thoshte.

E rinuar me cohë të luftës, ajo vazhdonte të ecte pa ndalur deri ne fitore. . Edhe sandalet e saj të pëlqyera i vazhdonin hapat bashke me te.. Rruga për në shtëpi, i vinte e përpjetë. Në anën e djathtë dallonte një tufë lulesh të shtrira përtokë që mezi prinin t´i çelnin sytë. Ndërkaq, hapësira jetësore, gjeografike dhe historike rreth saj, sikur rriteshin ose zgjeroheshin vazhdimisht . E përqafuar nga rrezet e diellit qe i shkëlqenin në uniformën dhe kapelën e saj kuq e zi, ajo vazhdonte rrugën...Nuk i trembej askujt.

Në qytet sikur nuk flinte askush. E derdhur ose shtrirë mbi krevat, përtej trupit të saj valë, vazhdimisht i sikur i këputej "qiparisi i shpirtit"...Kishte kaluar muaj, javë dhe net tëra pa dritë, ose pa hënë. Si papritur u kujtua së kishte harruar në dollap çantën ngjyrë lufte, e cila tashmë brenda mbante diellin dhe hënën e mahisur atdhetare ose vend lindore. Kjo mbase, edhe e arsyetonte mungesën e saj të kohëpaskohshme në faqet e gazetave shqiptare në kohë lufte...Përderisa dielli i rrinte gjithnjë i pranishëm në sytë e saj gacë.

Aty ishin edhe kujtimet e mbyllura në çantë. Lakmonte dyshekun kuq e zi për të fjetur në kohë lufte. Ngjante në Pirate si Teuta e llirisë, e cila thuhet se i çoi ose mbylli në dollap, edhe pengjet ose skllevërit e saj.

Vazhdonte të shihte dhe navigonte kujdesshëm kudo përreth saj se ku ishin tretur ose përpirë e mira dhe e keqja.

Në kërkimet ose gjurmimet e saj me sytë e ditë netëve të luftës, i dallonte hiroglifët, dokumentet dhe mbishkrimet e njohura nga dora e fortë e Teutës që po qëndronin aty që nga koha e luftërave iliro-romake. Në to sikur thuhej: Këtu përzihen ujërat e njelmëta me ujerat e ëmbla dhe t´ kristalta. I pëlqente rruga e kthimit dhe mali i mbjellë me drunjë ahu, bungu dhe qiparisi.

Të menduarit se liria ishte afër e joshte të ecte me vrap të madh kah drita, duke menduar se e kishte hënën në vend të dritave ose qirinjve.

Andaj prerazi kishte vendosur të kthehej bashke me lirinë qe e mbante te "burgosur “në çantën e saj ngjyrë gjaku që e kishte mbyllur në dollap. "Do e hapi sapo të vijë (vjen) liria e shumëpritur atdhetare ose vend lindore! Do I nxjerrë diellin dhe hënën nga aty dhe do flejë e qetë natën e parë të lirisë me aromë gjaku. Duke ecur dhe vazhduar rrugën ´via ignatia" e cila çon kah Venediku, Roma, Vjena, Zagrebi, Berlini, Parisi, Londra dhe Uashingtoni", i thoshte (fliste) shpesh vetes.

Çante përpara me hapa sorkadheje ose skiftereje si Teuta- rrugën për në dhomën e saj ku ishte dollapi i mbyllur me çantën e kujtimeve nga lufta....

I zbardhi dhe dritësorë kujtimet dhe shënimet e saj mbi luftën çlirimtare dhe heroike te UCK-s.... Nuk vonoj shume dhe kapërceu prangat, grilat ose zinxhirët e fundit të robërisë dhe tiranisë serbe, duke u futur në një kohë dhe botë tjetër ku zhbironin dhe frekuentonin dekoruese e ledhatuese rrezet e diellit. Ishte një ditë e re...Ag (agim) i ri...(. Rrezet ledhatonin altarin që rrinte në këndin (cepin) intim , i fshehur me perde te kuqe në anën e djathtë të sallonit ( dhomës) së pritjes. Në altar, flinte ose pushonte një lutje, tash e sa kohë! Ishte dëshira për jetë.

Frika nga vdekja kishte mbetur e fjetur bashkë me kohën e egër te robërisë dhe tiranisë serbe e cila nuk ishte me aty.

Ajo i vazhdoi hapat e saj prej sorkadheje (shqiponjeje)-j drejt majave të gazetarisë shqiptare. Mbi i njërin krahë i mbante Zeusin dhe Aresin, ndërsa mbi krahun tjetër- Erosin dhe Prometheun.

Ngjante në zogj e shqiponjave me pamjen e ashpër si Teuta..... I hapte krahët si shqiponja qe shpeshherë pucen dhe bëhen bashkë me njeri tjetrin, duke krijuar kështu një vëllazëri të gdhendur, skalitur dhe stolisur në shkrimet ose kolumnat e saj gazeteske-publicistike.

Futi mendjen, artin dhe dorën e stolisur me unaza dhe bylyzyk që i shkonin gjer te bërrylat e saj ne kompjuter ose makinën e shkrimit...Kapi çantën e saj ngjyrë gjaku, e cila mezi e njohu zonjën e vet pas luftës.

Me ato duar të praruara dhe ata gishtërinjtë të stolisur, u shndërrua në, simbol, apo në ikone dhe princeshë të shekullit ose epokës moderne te gazetarisë kosovare. Çanta e saj nuk bëri zë. Sikur u pajtua me zonjën e bukur, tunduese, ekskluzive dhe ekzotike. Ishte e lodhur nga pesha e luftës dhe llahtarit të plojës serbe q po i mbante të fshehura brenda saj... Por, paksa sikur ishte hidhëruar në zonjën e saj, e cila e kishte harruar të mbyllur me robërinë e ngujuar brenda ne te .

Mbi supet e zhveshura nga vapa, i ranë ca pika loti dhe vese që kullonin nga mëngjesi i lindur mbi shtratin e madh. Sakaq, u drodh dhe u kujtua se duhej liruar diellin dhe hënën e mbyllur (ngujuar) në "çantën e kujtimeve" të luftës. Ndërkohë që thonë se i kujtohet shpesh shtrati kuq e zi dhe ditë netët e gjata me aromën e pyllit dhe qiparisave të bollshme atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat