Kënga që po rritet

Kultura

Kënga që po rritet

Nga: Atdhe Geci Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Ky libër njeri i “Iliadës shqiptare”
mjaftueshëm i jep zë një çështjeje
tepër të rëndësishme për origjinën,
shqiptarët jemi pellazgët e lashtë,

Atdhe, veja emrin vetes emrin Iliri
brenda Ilirisë, atdheun e ke brenda.
U bën mija vjet njeriu që Iliadat
shkruhen e japin shpresë, sa vdesë

një Iliadë ngrihet një tjetër , kështu
pafundësisht luftërat bëjnë lojën e
tyre. Duhet shumë sy për të parë të
vërtetën, duhet shumë dashuri për

të dëshmuar dashurinë për atdhe!
Poeti nuk nginjet vetëm me muzën
i kërkon ndihmë artit dhe historisë,
studion në fjalët shqip të Homerit

dhe e thotë saktë origjina pellazge.
Ky libër i zemrës, i trurit, i shpirtit
i lidhë bashkë dashurit për atdhé
mbledh mallin e të shpërngulurve

mbledh flakët e të rënëve të luftës
mbledh pikat e gjakut nëpër epoka
dhe i jep dorë këngës që po rritet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat