Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga Musli Krasniqi

Kultura

Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga Musli Krasniqi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Në prag të shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është promovuar libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga autori Musli Krasniqi.

Libri përmban intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, të realizuara nga autori në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë.

Temë kryesore e librit ishte çështja e Kosovës, por edhe temat tjera që trajtuan çështjet kombëtare shqiptare në përgjithësi. Po ashtu në libër u trajtuan edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore.

Hapjen e kësaj ceremonie e bëri me një nga intervistat që e kishte realizuar Krasniqi me Arbën Xhaferi, e lexoi Rina Mujku e cila ishte bërë më 17 shkurt të vitit 2008.

Pjesë e marrë nga intervista me Arbën Xhaferi: Me 17 shkurt 2008 nuk ndodhi vetëm...

“Pjesa që ka zgjedhur z. Krasniqi për ta lexuar para ju si pjesën e parë është një pjese mbi çështjen shqiptare bashkëbisedim me Arbën Xhaferi e cila është intervistë e realizuar me datën 17 shkurt 2008. "Pas shumë pritjesh e dilema deri diku të natyrshme sidomos vuajtjesh e sakrificash u arrit marrëveshja e përbashkët me një pjesë të faktorit ndërkombëtar që të shpallet noviteti i Kosovës, shkëputja e saj nga shteti dhe interesi serb. Me 17 shkurt 2008 nuk ndodhi vetëm akti nga dhunimet e së drejtës të një populli për liri por edhe dështimi i një projekti konkurrues global kryesisht atij rus. Kushtimisht të themi atij perëndimor, ndaj projektet e shoqërisë të hapur demokratike ku respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut”.

Krasniqi gjatë fjalimit të mbajtur u shpreh se ky libër ishte botuar që 8 muaj dhe se sot kanë vendosur që ta promovojnë librin, pikërisht një ditë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Krasniqi: Ky libër ka rreth 8 muaj është botuar dhe ne sot jemi mbledhur bashke që të bëjmë promovimin e tije.

“Është praktikë që librat të promovohen brenda pak javësh pas daljes nga botimi, ne kemi bërë një përjashtim këtë radhë, ky libër ka rreth 8 muaj që është botuar dhe ne sot jemi mbledhur bashkë që të bëjmë promovimin e tij. Pikërisht një ditë para përvjetorit të pavarësisë ngase konsideroj se ky përvjetor dhe asnjë përvjetor tjetër i pavarësisë të Kosovës nuk do të jetë i plotë pa u kujtuar në një formë ose tjetër figura dhe kontribute i Arbën Xhaferit. Për më tepër se kaq ne po e promovojmë një libër që në brendësinë e tij përmban intervista mendime të shprehura në një distanca kohore që nga 18 vjet në pikën më të largët. Përveç këtij libri unë kam këtu edhe një libër tjetër që u përmend disa herë deri tani, është libri i Rudinës ‘12 porositë e Arbër Xhaferit”. Ky duket si një pjesë e dytë e këtij libri, në këtë libër janë intervistat e një kohe më të hershme d.m.th. nga viti 2003 pikërisht këtu e shoh vlerën unike të përmbajtjes të këtyre dy librave pra te kjo jetëgjatësi me përdorim dhe citim në raste të shpeshta të tyre”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat