Erjona

Kultura

Erjona

Nga: Agim Desku Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:20
Agim Desku

E bukura Erjonë ka vite  që ia ka fal rritën dritës

Se u rrite në dritën e lirisë dhe në frymën

E atyre që ranë për të mos vdekur kurrë

Që sot ne jetojmë dhe gëzojmë  të lumtur

 

Erjona e kohës sonë ruan diçka nga tradita

Mirësjelljen dhe kulturën e zanave tona

Dhe këngën e së Bukurës More

Që sot e pesë shekuj e ruajnë arbëreshët

 

Na vijnë në mendje kujtimet e gjurmëve tona

Buzëmbrëmjet plot errësirë nëpër rrugët e Filatit

Aty ku është dhembja dhe plaga e jonë çame

Sot Erjona ke bërë emër më i shërue dhembjet

 

Ndonjëherë më u shndërrue edhe vet në dhembje

Koha nuk na pret se edhe kështu jemi vonue

Në botën e legjendave më duket kemi jetue

Në përrallat e një mijë nëtëve unë e ti Erjonë

 

Tani duhet të rrimë zgjuar të presim ditën pa kufi

Dhe vargu im t'i bashkohet vargut të Heminguejt

Sa i përketë zotnave fare nuk mërzitëm

Se pesë shekuj nuk më lanë të kam zotin tim

 

Nëse sot nuk festoj nesër s'ka fuqi që më nďalon

Të ngritim dolli Erjona deri tek ti në të shejtën  Çamëri.

 

8 Mars 2024 AGIM DESKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat