Sa po kuptohen veprat e krijuara artistike? - Bota Sot
Sa po kuptohen veprat e krijuara artistike?

Kultura

E martë, 18 shtator 2018

Sa po kuptohen veprat e krijuara artistike?

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:15
Mr. Bislim Aliu

Problemi i qartësisë në kreativitetin e përgjithshëm artistik, është bërë një problem i përhershëm; jo vetëm në artin pamor në veçanti, por përgjithësisht në artet tona në përgjithësi.  Andaj, për këtë kreativitet, sot po kërkohet një komunikim më i drejtpërdrejt në mes krijuesit  dhe të shikuesit, për njohjen kreative në veprat e shpërfaqura artistike. Dhe, mu për këtë, nëpër galeritë tona, po ka bukur shumë divergjenca në mes të krijuesit dhe të shikuesit?

Gjithsesi kreativiteti artistiK nëpër kohë është përcjellur me një këshëri të shtuar, e sidomos tani, po kërkohet më me ngulm qartësia e rrëfimit në veprën artistike. Ky problem në vete, nuk është vetëm një komunikim i thjeshtë në mes njerëzve: në rrugë, galeri, kuluara, kafene… por, besa, në kohët e fundit, u shndërrua në një problem më të gjerë, kryesisht në institucione, e galeri  të arteve… Dhe, kjo, u zgjërua në një problem studjuesish dhe analistësh artistik, që vazhdimisht bëjnë analiza të shumta për vlerat artistike dhe kreative. Në anën tjetër, në shkrime të ndryshme kritikash ose materiale të tjera artistike, vazhdimisht potencohen sloganet; “të kuptueshme”, “të pakuptueshme”, “e qartë”, “e paqartë”, “pa koncept”, “figurative”, “jo figurative”…

Këto  slogane të shqiptuara, jo vetëm nga shikuesit e rendomtë, por, besa, shpeshherë të cituara edhe nga njerëzit e artit dhe të penës: na shtjejnë të mendojmë seriozisht për krijimtarinë e veprave artistike, të artistëve (krijuesve) tanë gjatë kreativitetit artistik.

Andaj, gjatë kreativitetit të veprës artistike; e qartë, e paqartë, e ndërlikuar, e vështirë… të gjitha këto nuk mund të përcaktohen jashtë procesit kreativ të krijuesit; (strukturës, zhanrit, stilit) të tij.  Të gjitha këto, të dhëna, janë elemente obligative për njohjen e veprës artistike të krijuesit.

Dyanshmëria në vlerësimin e veprës artistike

Pa dyshim, vepra e krijuar artistike, e fiton pavarësinë e vet; së pari, nga krijuesi, dhe së dyti nga, nga shikuesi (shoqëria). E, vlerëmi më real në ketë drejtim, gjithsesi do të jetë nga shikuesit. Ky vlerësim i shikuesit, për veprën e krijuar artistike, do t’i japi krijuesit, kurajo dhe guxim për punën e mëtutjeshme, në avancimin e krijimtarisë së tij artistike.

Dihet mirëfilli, se veprat e qarta në përgjithësi, i duhen shikuesve tanë. Ato, sigurisht, do të komunikojnë më lehtë me shikuesin. Zatën, ky komunikim do të të jetë i dyanshëm. Pra, vepra artistike, e krijuar nga krijuesi, do të prnohet (vlerësohet) nga shikuesi (shoqëria), vetëm atëherë, nëse e ka qartësinë e shtjelluar dhe rrëfimin e lartë sensitive e përmbajtësor.

Gjithsesi, për “qartësinë” dhe “mosqartësinë” e veprave artistike, janë shkruar shumë analiza dhe janë bërë shumë diskutime. Për këtë, edhe shumë krijues artistik, kanë dhënë vlerësime të ndryshme. E, njeri prej tyre, në një mënyrë shumë të veçantë e bëri edhe Eqrem Qabej, i cili duke diskutuar në një debat pë poezinë e Lasgush Poradecit u shpreh: “Po moskuptimi i lehtë, errësira e disa vjershave të tija, nuk është një e metë, përkundrazi është një element i të gjitha shkrimeve të thella në botë, që prej poemave indiane e nëpër kuranin, gjer më sot. Fundi i fundit çdo thellësi është e errët. Dhe faji s’është aq i gjeniut, sa i publikut mendjeshkurtër”.

Krijimtaria artistike i do edhe shikuesit e ngritur artistikisht

Problemi i qartësisë në kreativitetin e përgjithshëm artistik është bërë problem i përhershëm; jo vetëm në artin pamor në veçanti, por përgjithësisht në artet tona në përgjithësi. Andaj, për këtë, kreativitet, sot po kërkohet një komunikim më i drejtpërdrejt , në mes krijuesit dhe të shikuesit, për njohjen kreative në veprat e shpërfaqura artistike. Dhe, mu për këtë, nëpër galeritë tona, po ka bukur shumë divergjenca në mes krijuesit dhe të shikuesit ?

Veprat e krijuara nga artistët botëror, por edhe nga artiste tanë, ishin tema bosht, edhe në shumë simpoziume por edhe në shumë manifestime të ndryshme artistike. Ato, besa, ndonjëherëishin edhe tema kundërthënëse, por më së shpeshti, në mes krijuesit dhe të shikuesit.

Ndonjëherë edhe shikuesi i ka përseritur sloganet: “Unë në disa vepra asgjë nuk po kuptoj”, ose ‘Kjo vepër është në tërësi  është e paqartë”. Mendoj se për këtë “mosmarrëveshje” faj ka edhe krijuesi, i cili gjatë krijimit të veprës artistike, nuk e ka seriozitetin e matur; por më tepër do të thosha, fajin e ka shikuesi ynë, i cili nuk qëndon në një nivel të lartë artistik. Dhe, mu për këtë, lind ajo mosmarrëveshja; krijues dhe shikues!

Për këte do të përmendja mendimin e shkrimtarit të Gëte, i cili për veprat e veta shprehej, se ato i shkruante për kategori njerëzish me një kulturë të lartë artistike. “Veprat e mia nuk mund të fitojnë  popullaritet. Ato nuk janë shkruar për masën, por për disa njerëz të cilët dëshirojnë dhe kërkojnë përafërsisht atë çka kërkoj unë dhe që kanë synime të ngjashme me të miat”. Apo të Pablo Pikasos, kur e ka pyetur një shikue për domethënien e veprës, ai i është përgjigjur: “Unë nuk di t’ju rrëfej domethënien e veprës, meqë të gjithëve na pëlqen cicërrima e zogjëve e askush nuk pyet për domethënien e saj”.

E, sot, dihet mirëfilli se janë kohëra të tjera të krijimtarisë. Kohëra kur krijuesi është i lirë që ta shpërfaq mendimin e vet lirshëm Por, edhe është i lire edhe shikuesi që ta kuptoj lirshëm me fantazinë e vet domethënien e veprës së krijuar. Pra, artistët janë të përfshirë në një klimë tjetër dhe në mënyra të reja shprehjeje; shprehje bashkëkohore, risi stilesh dhe shprehje moderniste.  Gjithsesi, këto farma të reja e kanë pasuruar tablon e artistit dhe të krijuesit bashkëkohor.

Mirëpo, në anën tjetër e kanë vështirësuar edhe më tepër, komunikimin e krijuesit me shikuesin.  Dhe, mu për këtë, kërkohet angazhim i dyanshëm; krijues-shikues, që të jenë më të drejtpërdrejt për veprën e krijuar artistike.

Pra, është koha tani që të dihet; Koha ecën, poashtu edhe arti ecën përpara. E, në anën tjetë, edhe shikuesi i  veprave artistike, duhet të eci përpara, në mënyrë që të jenë më të kuptueshme veprat  e krijuara artistike. Këtë, sigurisht, e kërkon koha dhe arti përparimtar në përgjithësi. Andaj, edhe krijuesi, poashtu edhe shikuesi, duhet të ecën përpara, në ecejake të reja për njohjen e krijimtarisë artistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test