I riu shpëtohet nga mbytja në liqenin e Rugovës nga policia e EULEX-it

Lajme

I riu shpëtohet nga mbytja në liqenin e Rugovës nga policia e EULEX-it

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 10:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e EULEX-it i ka shpëtuar jetën një të riu në liqenin Leqinat të Rugovës.

Në një njoftim në faqen zyrtare, EULEX thotë se ata reaguan në momentin që e panë atë duke thirrur për ndihmë.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit.

Ekipi jonë i NJSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat