Ky është 20-vjeçari që vdiq pas aksidentit në Mitrovicë

Lajme

Ky është 20-vjeçari që vdiq pas aksidentit në Mitrovicë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 08:20
Pamje nga aksidenti

Sot, rreth orës 06:20 ka vdekur në QKUK, motoçiklisti që u përplas dje me një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Shipol të Mitrovicës.

Mësohet se personi që humbi jetën pas lëndime të marra në këtë aksident trafiku është 20-vjeçari, Erduan Sadiku.

I riu s’mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor.

Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00, afër shkollës në Shipol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat