Mbytet një fëmijë në kanalin “Ibër-Lepenci” në Mitrovicë

Lajme

Mbytet një fëmijë në kanalin “Ibër-Lepenci” në Mitrovicë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Pasditen e sotme është gjetur një fëmijë pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat