Mërgimtarja nga Gjermania cak i hajnave, ia vjedhin veshjet kombëtare dhe arin në vlerë të 25 mijë eurove

Lajme

Mërgimtarja nga Gjermania cak i hajnave, ia vjedhin veshjet kombëtare dhe arin në vlerë të 25 mijë eurove

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Jo rrallëherë mërgimtarët kanë qenë cak i hajnave në Kosovë. Atyre shpesh iu janë vjedhur para në vlera të majme e gjësende me rëndësi, deri te dokumentet. 

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një gruaje që mori rrugën nga Stuttgarti i Gjermanisë për në Kosovë. Ajo arriti në Aeroportin e Prishtinës në orët e pasdites dhe tek kur shkoi në shtëpi e kuptoi që dikush e bëri ‘qyl’. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për këtë rast pas denoncimit të viktimës, e cila e ka njoftuar Policinë së i janë vjedhur veshjet kombëtare dhe stoli të arit rreth 25 mijë euro. 

Ajo është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka dhënë detaje se si nuk i gjeti veshjet e të hollat në bagazh pasi arriti në shtëpinë e saj në një fshat të Klinës. 

Lidhur me rastin, media mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën “vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat