Majlinda Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Lajme

Majlinda Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:23
Majlinda Kelmendi

Xhudistja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi, sot ka vizituar në Hagë, ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej muajsh janë duke qëndruar në paraburgim atje.

Këtë e ka bërë të ditur diplomati Edon Cana, me një postim privat në ‘story’.

Ai ka publikuar fotografi me kampionen botërore Majlinda Kelmendi, para qendrës së paraburgimit në Hagë.

“Me heroinën tonë, te heronjtë tonë”, ka shkruar Cana.

Për vizitën në Hagë, ka paralajmëruar edhe dje trajneri Driton Kuka. Ai njoftoi se së bashku me Majlindën do të takohen me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat