Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

Lajme

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:08
Valon Syla

Prokuroria Speciale sot gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, raporton k.kosova.

Tre të ndaluarit janë ngarkuar me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes”.

Gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht mbrëmjen e së martës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat