“Je ba shpifës i madh”, “Mshele” “Idiot”, Pal Lekaj shpërthen ndaj deputetit Armend Muja

Lajme

“Je ba shpifës i madh”, “Mshele” “Idiot”, Pal Lekaj shpërthen ndaj deputetit Armend Muja

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:56
Pamje nga komisioni

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nuk i ka kursyer fjalët ndaj deputetit të VV-së, Armend Muja sot në Komisionin për Ekonomi.

Në komision dëgjohet teksa Pal Lekaj i thotë deputetit Muja se ai është shpifës i madh, e një idiotë, ndërsa gjatë gjithë kohës i thotë “mshele”.

“Turp je ti, edhe mshele. Je ba shpifës i madh. Tepër. Je ka i etiketon njerëzit.

Duhet me të ardh turp, nuk je ka fol me fmi, mshele meçkën. Idiot. Mshele. Ke dashtë me etiketu njerëz pa kanë hiç. Je mësu me lapera, ke dashtë me etiketu njerëz”, ka qenë shpërthimi i Lekajt ndaj Mujës.

Muja dëgjohet duke i thënë Lekajt: “Turp je ti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat