Lekaj për ndalimin e mallrave serbe: Kur të merret një vendim për të mirë të vendit, të mos ketë kthim mbrapa

Lajme

Lekaj për ndalimin e mallrave serbe: Kur të merret një vendim për të mirë të vendit, të mos ketë kthim mbrapa

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:31
Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të mallrave serbe, ka qenë vendim i mirë, dhe se kur të merret një vendim për të mirë të vendit dhe mbrojtje të sovranitetit, mos të ketë kthim mbrapa.

Pasi pritet të hiqet vendimi për importin e mallrave serbe, deputeti Lekaj thotë se qeveria ka marrë vendim të mirë, për ndalimin e mallrave serbe, ku thotë se ky vendim erdhi pas arrestimit të tre policëve nga forcat serbe.

“Qeveria e Kosovës me 14 qershor pat marrur një vendim të mirë, i cili ndalon importin e mallrave sebe që hyjnë nga Serbia. Ky vendim politik erdhi si rrjedhojë e arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe. Ky arrestim ishte i padrejtë dhe u shkelë sovranitetit i shtetit të Kosovës”, tha Lekaj.

Tutje Lekaj thotë se qeveria nuk duhet të lëshoj pe në ketë drejtim, atje ku thotë se kur të merret një vendim për të mirë të vendit dhe mbrojtje të Sovranitetit, të mos ketë kthim mbrapa.

“Tani, është e vërtetë janë liruar policët kosovarë dhe kemi qetësim të situatës, por mendojë që Qeveria nuk duhet të lëshojë në këtë drejtim. Parimisht, unë jam që kur të merret një vendim për të mirë të vendit dhe mbrojtje të Sovranitetit, të mos ketë kthim mbrapa”, shtoi ai.

Ku Lekaj si problem të qeverisë e sheh mos qëndrueshmërinë dhe lëshimin nga vendimet e marra, ku kjo e bënë që Kosova të del e dobët para Serbisë dhe në proceset tjera.

“Problemi i kësaj Qeverie në këtë temë dhe shumicën e temave ka qenë Mos Qëndrueshmëria dhe Lëshimi nga vendimet e marra. Kjo ka bërë që Kosova shpesh të delë e dobët në shumë procese dhe ekskluzivisht para Serbisë”, u shpreh Lekaj, për Gazeta Blic.

Deputeti Lekaj gjithashtu tha se Kosova mesatarisht në ditë importon mallra dhe produkte nga Serbia në vlerë prej 1 milion euro, ku thotë se kjo po sa është e dhimshme është edhe e dëmshme.

“Për më keqë, Kosova mesatarisht në ditë importin mallra dhe produkte nga Serbia në vlerë 1 milionë euro, dhe kjo është sa e dhimbshme po aq e dëmshme. Këtë e themë për faktin e të vërtetave dhe veprimeve që i ka bërë dhe po i bën Serbia vendit dhe popullit tonë”, tha Lekaj.

Lekaj shtoi se është për ekonomi të lirë dhe treg të lirë, dhe se këto parime dhe politika të demokracisë të mbizotrojnë edhe në segmentet tjera të shtetit të Serbisë përballë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat