Dy pushuesit nga Drenasi gjejnë kuletën me para në Shëngjin, ia dorëzojnë pronarit

Lajme

Dy pushuesit nga Drenasi gjejnë kuletën me para në Shëngjin, ia dorëzojnë pronarit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 10:44
Afrim Gjeli dhe Halit Muqolli kanë arritur të gjejnë pronarin e kuletës, Ejup Thaqin.

Afrim Gjeli dhe Halit Muqolli, të dy nga Komuna e Drenasit, derisa ishin me pushime në Shëngjin, kanë gjetur një kuletë me 500 euro dhe disa dokumente.

Në bashkëpunim me disa zyrtarë policorë: Mentor Veliun dhe Rrezart Kastratin, kanë arritur të gjejnë pronarin e kuletës, Ejup Thaqin.

Të njëjtit më pas i është dorëzuar ajo.

Gjeste si ky janë për t'u vlerësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat