E mitura nga Shqipëria shtatzënë shkon në QKUK, lajmërohen Policia dhe Qendra për Punë Sociale

Lajme

E mitura nga Shqipëria shtatzënë shkon në QKUK, lajmërohen Policia dhe Qendra për Punë Sociale

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Një 17 vjeçare nga Shqipëria, e cila jeton në Prishtinë ka shkuar sot për një kontroll në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Por mosha e saj ka bërë që mjekët të lajmërojnë rastin në Polici dhe Qendrën për Punë Sociale.

Burime  në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur, i cili ka udhëzuar që t’i bëhet një raport më të detajuar.

Policia po ashtu ka kontaktuar me të miturën, e cila ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat