Dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve afër Qendrës së Regjistrimit në Zveçan

Lajme

Dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve afër Qendrës së Regjistrimit në Zveçan

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Në komunën e Zveçanit disa persona kanë dëmtuar ekranin e një pajisjeje, e cila përdoret për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se aparati në fjalë gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve.

“Rr. Nemanja, Zveçan / 02-05.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat