Çka po i shkakton aksidentet në Kosovë?

Lajme

Çka po i shkakton aksidentet në Kosovë?

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:29
Ilustrim

Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur në Klinë e Vushtrri. Në këto dy aksidente dy persona janë ndarë nga jeta kurse gjashtë të tjerë janë lënduar. Për këtë ekspertet si shkaktar po përmendin mungesën e sinjalizuesve derisa kërkohet që autoshkollat të merren me seriozisht me kandidatët për shofer.

Janë shenja të cilat sinjalizojnë hekurudhën.

Por në këtë vendkalim për vetura në rrugën që lidhë Prishtinën më Fushë Kosovë, nuk është e vendosur laura.

Prandaj shpeshherë në këtë lokacion ndodhin aksidente ndërmjet veturave e trenit.

Madje ditë më parë, në Klinë, dy persona humbën jetën gjatë kalimit të hekurudhës.

Eksperti i sigurisë tregon shkaktarët që po dërgojnë deri të këto aksidente të cila po përfundojnë me fatalitet.

E në mbrëmjen e së hënës ndodhën dy aksidente tragjike në Kosovë.

Në fshatin Shtaricë të Klinës, një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan derisa ishin duke udhëtuar me makinë.

Kurse një aksident tjetër mes tri veturave ndodhi mbrëmë në qytetin e Vushtrrisë, ku një person nga plagët e marra ka vdekur, kur tre të tjerë janë lënduar.

E që numri i këtyre aksidenteve të zvogëlohet, eksperti i komunikacionit Blend Parashumti, ka një kërkesë për autoshkollat.

Poashtu sipas tij është e nevojshme që të themelohet një Këshill i Sigurisë rrugore.

Sipas Policisë së Kosovës, nga janari e deri në shkurt kanë ndodhur 3127aksidente, ku 2010 persona janë lënduar, kurse 9 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat