Beogradi i trembet një padie për krime lufte, reagon Ivica Daçiq

Lajme

Beogradi i trembet një padie për krime lufte, reagon Ivica Daçiq

Më: 1 prill 2024 Në ora: 22:18
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia është në rrezik dhe presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, sipas tij duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare.

Në një intervistë për televizionin serb, ‘TV Pink’, ai ka komentoi edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte.

“Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”, tha Daçiç.

Pak ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.

Ndërkaq, duke iu referuar temës së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiç theksoi se “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik”.

“Na u kërkua nga Greqia të themi se ne mbështesim integritetin territorial, këtë e kemi bërë gjithmonë dhe ata thonë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, turp për ta, njerëzit duhet të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe të kujdesemi për popullin tonë”, shtoi Ministri i jashtëm serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat