Dalin pamjet e veturës së djegur të policit në veri të Mitrovicës

Lajme

Dalin pamjet e veturës së djegur të policit në veri të Mitrovicës

Më: 3 prill 2024 Në ora: 10:30
Fotografitë e veturës së djegur të policit

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Nuk u raportua për dëme të tjera përveçse vetura “Dacia” me targa serbe u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.

Image
Fotografitë e veturës së djegur të policit

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat