Lista Serbe dhe Petkoviqi reagojnë pas arrestimit të serbit në veri

Lajme

Lista Serbe dhe Petkoviqi reagojnë pas arrestimit të serbit në veri

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:12
Petkoviqi dhe foto ilustrim e policisë së Kosovës

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të kryesit të veprave penale “Prishja e rendit kushtetues të Kosovës”, serbit, Sreçko Sofronijeviq.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe e ka konsideruar si ‘terror’ arrestimin, duke akuzuar kështu se ka një listë të arrestimeve të përgatitura nga Policia e Kosovës.

Sipas listës serbe, arrestimi i Sofronijeviq është vazhdim “i terrorit të regjimit në Prishtinë”.

Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviq është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e tyre.

Arrestimi i serbit, Sreçko Sofronijeviq është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.

Edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot ndaj autoriteteve kosovare, për arrestimin e serbit Sreçko Sofronijeviq.

Në një deklaratë të lëshuar, kjo zyre duke propaganduar kërkon që në këtë rast të përfshihet bashkësia ndërkombëtare.

Anise, Sofronijeviq ishte i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për vepra penale në përleshjet e veriut të vendit në 2021-tën, zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë gënjen se Prishtina ”nuk garanton dhe respekton të drejtat për serbët e Kosovës”.

Ndërsa dhe nuk e mohojnë më pas se ai deri më sot, pavarësisht veprave penale, ”ka jetuar i qetë në shtëpinë e tij dhe familjen në veri të Kosovës”.

Reagimi i tyre tutje thotë se arrestimi i tij, po bëhet për të frikësuar popullin serb dhe siç specifikohet ”në këto zona s’do të ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë kryeministri Albin Kurti”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat