O’Brien mesazh nga Beogradi: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni

Lajme

O’Brien mesazh nga Beogradi: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni

Më: 20 prill 2024 Në ora: 09:54 Përditësuar në ora: 12:13 më 20.04.2024
Foto nga takimi

Vuçiq e paraqet si punë të kryer para O’Brienit anëtarësimin në KiE: Ja çfarë deklaron

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të  shtetit James O’Brien.

Gjatë konferencës për media me të është ankuar ndaj Kosovës se ka imponuar “gjëra të reja në dëm të popullit serb” dhe se për këtë “do të shpërblehet me anëtarësim në Këshill të Europës”.

Ai ka thënë se State Departmenti, NATO dhe BE po heshtin ndaj “heqjes së dinarit”, “burgosjes së përditshme të serbëve”.…

“Është e rëndësishme të them se personalisht jam i lumtur që pata rastin të flas me z. O’Brien. Detyrimi im është që kur të humbasim në KiE kur të ndodhë kjo, të ngremë kokën dhe të luftojmë për përparimin ekonomik të Serbisë”, ka thënë ai.

“Të luftojmë për jetën e fëmijëve tanë dhe të shkojmë me kokën lart. Të jemi krenarë për përparimin e mëtejshëm ekonomik. Bashkëpunimi ynë ekonomik është i shkëlqyer dhe besoj se do të jetë edhe më i mirë” tha Vuçiq.

O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Ai tha se si i ri ishte avokat që kishte punuar në hetimin e krimeve në Srebrenicë.

“Unë isha një avokat i ri, duke punuar në hetimin e krimeve të luftës dhe isha pjesë e ekipit të parë që hetoi vrasjet në Srebrenicë. Është një krim, por shumë nga autorët u hetuan dhe u dënuan”, tha O’Brien.

“Në atë kohë forcat e Qeverisë së Serbisë na garantonin sigurinë dhe pastaj përfaqësuesit e OKB-së ishin me ne derisa ne po kërkonim të vërtetën. Këtë po e bëjmë edhe sot dhe duhet të përballemi me të vërtetën. Ishim partnerë atëherë dhe duhet të jemi tani”, tha diplomati amerikan.

O’Brien: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet.

“Shpresoj që do të bëhen të gjitha që janë në fuqinë tonë për të ndihmuar që të realizohet premtimi”, tha O’Brien gjatë një konference për media në Beograd më 20 prill, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, Vuçiq tha se pak çfarë merren vesh me Kosovën, është që “duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti”.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.

Po ashtu, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve që palët arritën vitin e kaluar.

Megjithatë, Kosova ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të këtij organi.

Ndihmëssekretari O’Brien në Beograd, Vuçiq e nis takimin e “vështirë dhe të rëndësishëm” me të

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmëssekretar për Çështje Evropiane dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Duke folur për këtë takim të premten, Vuçiq paralajmëroi se do të jetë një “bisedë e rëndësishme dhe e vështirë”, pa dhënë më shumë detaje.

Siç ka njofton zyra e shtypit e presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe O’Brien pas takimit do t’u drejtohen mediave.

Diplomati amerikan sot në Beograd do të ketë takim edhe me Ana Bërnabiq kryetare e Parlamentit të Serbisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat