Lajm i hidhur në PDK: Vdes aktivistja në moshë të re

Lajme

Lajm i hidhur në PDK: Vdes aktivistja në moshë të re

Nga: Bota sot Më: 22 prill 2024 Në ora: 21:42
Antigona Emini

Aktivistja e Partisë Demokratike të Kosovës, Antigona Emini ka vdekur në moshë të re.

Njoftimin e ka bërë dega e PDK-së në Gjilan.

Ata kanë shprehur ngushëllime, gjersa kanë shtuar cilësimet e saj.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.

Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë!

U prehsh në paqe Antigonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat