Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Serbi

Lajme

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Serbi

Më: 6 janar 2018 Në ora: 20:59
Pamje: Në pikëkalimin kufitar në Merdare

Në pikëkalimin kufitar në Merdarë po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të veturave. Numri i madh i mërgimtarëve që pas festave të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore, ka shkaktuar pritje të gjata në kufi me Serbinë.

Raportohet se sot pritjet për të kaluar kufirin në këtë pikë janë deri në 4 orë. Edhe pikat e tjera kanë qenë të ngarkuara siç është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Pritjet e gjata në Merdar në hyrje dhe dalje te Kosovës, po ua marrin pushimet bashkatdhetarëve tanë. Ata thonë se në hyrje presin deri 4 orë dhe po aq edhe në dalje të Kosovës.

Ata shpresojnë se pas zgjerimit të vendkalimit Kosovë -Serbi, në Merdar pritjet do të zvogëlohen.

Bashkatdhetarët thonë se po presim me orë për ta lëshuar Kosovën. Pritjet e gjata në këtë pikë kufitare ndodhin për shkak të neglizhencës së autoriteteve serbe, të cilat kohë pas kohe punojnë me personel të zvogëluar. Problem tjetër është edhe dokumentacioni i shumtë që kërkohet nga pala serbe për të kaluar kufirin.

Një qytetar i Kosovës për të kaluar kufirin Kosove -Serbi duhet t’i prezantojë së paku 4 dokumente si dhe ndërrimin e targave te veturës, sepse autoritete serbe nuk i njohin targat me mbishkrim RKS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat