MPB-Maqedoni: 1.624 punonjës kanë marrë pagë bonus prej 22.928 denarëve

Maqedonia

MPB-Maqedoni: 1.624 punonjës kanë marrë pagë bonus prej 22.928 denarëve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Foto Ilustrim

Sot, 1.624 punonjës në Ministrinë e Brendshme kanë marrë pagë bonus prej 22.928 denarë në llogaritë e tyre. Nga Ministria thonë se fondet sigurohen nga kursimet dhe mirëmbajtja e saj.

Bëhet fjalë për pagën-bonus që ata arritën në vitin 2017, por deri më tani nuk është paguar.

Nga Ministria e Brendshme thonë se pagë-bonus do të sigurohet për punonjësit në ministri, të cilët kanë punuar 150 orë punë jashtë orarit në vit gjatë vitit 2020.

Do të ketë paga të tillë edhe për ata që nuk janë paguar për vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat