Carovska: Koncepti i ri e vendos nxënësin në qendër, por kujdeset edhe për mësimdhënësin

Maqedonia

Carovska: Koncepti i ri e vendos nxënësin në qendër, por kujdeset edhe për mësimdhënësin

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:04
Mila Carovska

Trajnim i dedikuar për 44 trajnues nga ekipi kombëtar për trajnim të cilët do të duhet t’i përgatisin mësimdhënësit që t’i zbatojnë programet e reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt, prej 1 shtatorit të vitit të ardhshëm kur duhet të fillojë zbatimi i konceptit të ri për arsim fillor, sot dhe nesër mbahet në Shkup.

“Mësimdhënësit të cilët duhet të jenë trajnues të kuadrit mësimor në klasën e parë dhe të katërt tashmë janë me dilema të zbardhura për një pjesë të madhe të punëve në çfarë mënyrë të zbatohen dhe çka është ajo që duhet të jetë përfitim nga ky koncept. Vijon periudha në të cilën ata vetë do të duhet të përgatisin trajnime dhe t’i zbatojnë në maj, si dhe nga 15 qershori deri më 15 korrik, ndërsa modeli i tretë i trajnimit do të jetë i fundit dhe do të jetë pikërisht para fillimit të vitit shkollor”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska para fillimit të trajnimit.

Theksoi se qëllimi i trajnimit të kuadrit mësimor është që sa më të përgatitur të hynë në klasë dhe t’i realizojnë programet mësimore për klasën e parë dhe të katet siç është paraparë.

Koncepti i ri, theksoi, shkaktoi ndryshime në Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë edhe në zgjidhjen ligjore e cila është në procedurë kuvendore, për herë të parë përcaktohet edhe zhvillimi i karrierës dhe pozicionohen më shumë mentorë në një klasë, si dhe përcaktohet se punësimi i mësimdhënësit është në kohë të pacaktuar.

“Me këtë parandalohet keqpërdorimi i mëtutjeshëm i kuadrit mësimor që bëhej me vite të tëra, ndërsa parandalohen edhe pasiguria, përmbajtja ekonomike dhe pasiguria ligjore e cila i bënte mësimdhënësit të pasigurt dhe nuk lejonte që kapacitetet dhe kreativiteti i tyre të dalin në pah”, tha Carovska.

Në këtë ligj, shtoi, për here të parë vendoset paga minimale si bazë e cila tregon se harmonizimi i pagës minimale do të ndikojë edhe në harmonizimin e pagës së kuadrit mësimor.

“Konsideroj se kjo i motivon dhe se një pjesë e madhe e mësimdhënësve tashmë janë me kritika pozitive dhe tani e vetmja gjë ju mbetet që t’u përkushtohen nxënësve. Kjo reformë për herë të parë e vendos nxënësin dhe fëmijën në qendër, por kujdesi për mësimdhënësin është i nevojshëm dhe para së gjithash sepse asnjë koncept, asnjë program mësimor nuk mund të jetë i mirë nëse mësimdhënësit nuk janë mjaftueshëm të trajnuar dhe mjaftueshëm të motivuar. Konsiderojmë se i trajnojmë dhe i motivojmë me zgjidhjen e re ligjore që të kemi arsim cilësor”, tha Carovska dhe shtoi se është e sigurt se kjo do të arrihet për periudhë prej gjashtë vjet nëse punohet me forca të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat