Maqedoni: Është ulur numri i martesave dhe divorceve në vitin 2020

Maqedonia

Maqedoni: Është ulur numri i martesave dhe divorceve në vitin 2020

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika në Maqedoni, numri i martesave në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është ulur për 25.6%. Në vitin 2020 janë bërë 10.278 kurorëzime.

Sipas ESHS-së, më shumë martesa (1.423) janë bërë në muajin gusht, ndërsa më pak (162) në muajin prill.

Nga kurorëzimet e bëra në vitin 2020, për herë të parë janë martuar 94.1% e grave, ndërsa 92.8% e burrave.

Në vitin 2020, numri më i lartë i martesave, 3.380 ose 32.9 përqind, tek gratë ndodhi në grupmoshën 20 deri 24 vjeç, ndërsa tek burrat kishte 3.780 martesa ose 36.8 përqind në grupmoshën 25 deri në 29 vjeç.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27 vjet për nusen dhe 29 vjet për dhëndrin.

Gjithashtu në vitin 2020, është ulur edhe numri divorceve me 21.2%, krahasuar me 2019. Në vitin 2020 janë bërë 1.569 shkurorëzime.

Më pak divorce (29) në vitin 2020 kanë ndodhur në muajin maj, ndërsa më shumë (199) në muajin korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat