DASH: Nuk i ka përmbushur Maqedonia standardet minimale kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Maqedonia

DASH: Nuk i ka përmbushur Maqedonia standardet minimale kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por po bën përpjekje të rëndësishme në atë drejtim, thuhet në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit.

Raporti thekson se pavarësisht ndikimit të dokumentuar të pandemisë Covid-19 në kapacitetin antitrafik, qeveria në tërësi ka demonstruar një rritje të përpjekjeve krahasuar me kërkimet e mëparshme, dhe për këtë arsye vendi mbetet në kategorinë e dytë.

Këto përpjekje përfshijnë akuza kundër trafikantëve, si dhe dënime të rënda me burg. Megjithatë, qeveria nuk ka përmbushur standardet minimale në disa fusha kryesore, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Qeveria ndarë fonde për mbrojtjen e viktimave në përpjekjet për të luftuar pandeminë, me çka ka rrezikuar funksionimin e ekipeve lëvizëse për të identifikuar viktimat e trafikimit, si dhe duke siguruar strehimore për ato viktima.

Në raport thuhet se policia nuk ka pajisje të përshtatshme për të gjetur viktimat, as pajisje për të kryer hetime proaktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat