Aksident në rrugën Dibër-Mavrovë, humbin jetën dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Dibër-Mavrovë, humbin jetën dy persona

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve njofton se pasditen e djeshme nga një aksident në rrugën Dibër-Mavrovë kanë humbur jetën dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sudrinës”, ku një makinë e tipit “Jugo” me targa të Dibrës ka humbur kontrollin duke përfunduar në Lumin Radika.

“Shoferi M.R. (63) dhe pasagjerja M.R. (60) kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Kontroll është kryer nga ekipi i Stacionit Policor Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat