Rruga Ohër-Kërçovë, pothuajse nuk ka javë pa aksidente trafiku

Maqedonia

Rruga Ohër-Kërçovë, pothuajse nuk ka javë pa aksidente trafiku

Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Rruga Ohër-Kërçovë, e cila ka vite që është në ndërtim e sipër, ende mbetet pikë e zezë në rrugë. Pothuajse nuk ka javë pa aksidente trafiku, të lënduar dhe disa viktima të reja.

Policia e Ohrit ka njoftuar se në këtë rrugë, e sidomos për fundjavat e festave ku ka frekuencë të shtuar të automjeteve në komunikacion, janë intensifikuar kontrollet nga ana e zyrtarëve policorë.

Shkaktarët më të zakonshëm të aksidenteve rrugore janë shpejtësia dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit.

SPB Ohër njofton kontrolle të mëtutjeshme të shpeshta dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të madh gjatë drejtimit të mjeteve motorike dhe të respektojnë sinjalet e vendosur horizontale dhe vertikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat