Një person nga Koçani humb jetën pasi goditet nga një traktor

Maqedonia

Një person nga Koçani humb jetën pasi goditet nga një traktor

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Një burrë nga fshati Teranci nga Koçani ka humbur jetën pasi është goditur nga një traktor.

Policia njofton se personi B.K.(57) me lëndime është sjellë në Klinikën “Nënë Tereza” – Shkup, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Sipas denoncimit, ai ka pësuar lëndime kur ka rënë para traktorit, drejtuar nga S.G. (81), dhe pas kontrolleve shtesë nga ana e zyrtarëve policorë është konstatuar se personi është goditur me traktor.

Për rastin është njoftuar Prokurori Publik”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat