Ibraimi: Ekipet e EVN-së po punojnë në sanimin e defektit me rrymën elektrike në Haraçinë

Maqedonia

Ibraimi: Ekipet e EVN-së po punojnë në sanimin e defektit me rrymën elektrike në Haraçinë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:22
Ilustrim

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi tha se ekipet e EVN-së po punojnë në sanimin e defektit me rrymën elektrike në këtë komunë. Ai tha se ekipet janë të shoqëruara nga sigurimi, sikurse në komunat tjera, ndërsa apeloi që kompania në vazhdimësi të angazhohet për komunën.

“Unë mendoj se funksionaliteti i kompanisë se EVN-së në të gjithë shtetin tonë është që funksionon përmes kompanisë së sigurimit dhe atë e bëri edhe të komuna jonë.

Meqenëse se e kam potencuar disa herë se ndoshta ishte një pikënisje e gabuar e kompanisë së EVN-së që në fillim të mandatit tim e largoi kompaninë e sigurimit e në anën tjera në komunat tjera funksiononte me sigurimin.

Gjithsesi mendoj se erdhëm në ato ditë ku edhe ne të funksionojmë si të gjithë komunat tjera”, theksoi Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat