Referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia

Referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Opozita maqedonase duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nismën për organizimin e një referendumi mbi këtë temë.

VMRO-DPMNE e kundërshton marrëveshjen, duke thënë se autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut i kanë bërë lëshime të mëdha vendit fqinj në dëm të interesave kombëtare dhe historike maqedonase. Mickovski, u bëri thirrje banorëve të Maqedonisë së Veriut të votojnë në mbështetje të nismës.

Mickovski u bëri thirrje të gjitha partive, qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe politike, shoqërisë civile dhe të gjithë individëve që të bashkohen në një shoqëri gjithë-maqedonase dhe të vihen kundër problemit kryesor të integrimit tonë europian, Marrëveshjes me Bullgarinë”.Presidenti Stevo Pendarovski, reagoi kundër kësaj nisme duke thënë se referendumi, do ta frenonte integrimin evropian të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat