Nuredini: Me ligjin e ri, të gjitha instalimet me leje të integruar A duhet të kenë edhe stacion matës

Maqedonia

Nuredini: Me ligjin e ri, të gjitha instalimet me leje të integruar A duhet të kenë edhe stacion matës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:47
Naser Nuredini

Në konferencën e sotme për media, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, informoi se me ligjin e ri për emetimet industriale, të gjitha instalimet që kanë leje të integruar A do të kërkohet të kenë një stacion matës që do të masë ndotjen 24 orë në ditë.

“Me ligjin e ri për emetimet industriale, të cilin tashmë e kemi përfunduar dhe është në procedurë qeveritare, do të detyrojmë të gjitha instalimet në vend që kanë leje të integruar

A të kenë stacione matëse brenda instalimit, të cilat do të matin 24 orë dhe ato të dhënat të jenë në dispozicion të publikut në çdo orë”, theksoi Nuredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat