Federata e Fermerëve: Të ndalet importi i grurit në Maqedoni

Maqedonia

Federata e Fermerëve: Të ndalet importi i grurit në Maqedoni

Më: 25 prill 2023 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Federata Kombëtare e Fermerëve në Kuvendin vjetor ka bërë thirrje që të ndalohet importi i grurit, për shkak se, siç thonë, në rezervat e tyre janë 10 mijë ton që nuk janë shitur.

Sipas tyre, në llogari të grurit vendor, importohet nga jashtë edhe për 10 denarë më shtrenjtë.

“Kërkojmë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë, që të ndalojë importin e grurit që të mund të shitet gruri ynë. Tek ne është nga 19 denarë, kurse unë kam informacione se gruri është sjellë në vend nga 28 denarë për rezervat shtetërore”, tha Memet Sinani.

Edhe pse këtë vit ishte promovuar modeli i ri i subvencionimit bujqit alarmojnë se nuk u është paguar as gjysma e avansit prej 30% për subvencione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat