Alternativa: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë

Maqedonia

Alternativa: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 21:05
Alternativa

Partia e Afrin Gashit e quan skandaloz vendimin për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

“Pas vendimit skandaloz për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, edhe një herë u dëshmua se drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka falimentuar dhe se ajo është në shërbim të politikës dhe njerëzve të nëntokës. Në vend që të ndëshkohet gjykatësi që e ka shpëtuar Sasho Mijallkovin, duke e vjetruar qëllimisht lëndën e tij, ndodh shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Nga kjo parti dënojnë këtë vendim dhe theksojnë se drejtësia në Maqedoninë e Veriut po falimenton.

“Duke e dënuar këtë vendim skandaloz dhe duke gjykuar se drejtësia në Maqedoninë e Veriut tashmë po falimenton, për çka para ca ditësh kishim edhe reagimin e ambasadores amerikane në Shkup, AlternAtivA rikujton se sa i rëndësishëm po bëhet pranimi i propozimit të saj për sanksionimin kushtetues të mosvjetrimit të lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin politik”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Sipas tyre, në fushën e drejtësisë, Maqedonia e Veriut do të detyrohet që të kërkojë jo vetëm ekspertizë të lëndëve gjyqësore, por edhe proktetorat ndërkombëtar për gjithë sistemin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat