Kuvendi i RMV-së me procedurë të shkurtuar votoi nevojën për ligjet për korridoret

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së me procedurë të shkurtuar votoi nevojën për ligjet për korridoret

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:48
Kuvendi

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët në Kuvendin e RMV-së votuan për nevojën për miratimin e ligjeve që lidhen me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.

Deputetët miratuan projektligjet e propozuara nga Qeveria për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10-D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Urbanistikë, Ligji për Ndërtesat, Ligji për Shpronësimin dhe Ligji për Marrëdhënie të Punës, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, tha se shumica qeverisëse me miratimin e këtyre projektligjeve të Qeverisë, shkel aktin më të lartë në vend, së bashku me Rregulloren e Kuvendit.

Ai tha se amendamentet e propozuara me flamurin evropian, arritën në Kuvend pa arsyetim për përputhje me ligjin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat