Pas debatit tërëditor u votua rendi i ditës i mbledhjes së 115-të të Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Pas debatit tërëditor u votua rendi i ditës i mbledhjes së 115-të të Kuvendit të Maqedonisë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:30
Kuvendi i RMV-së

Parlamenti, sonte, pas debatit tërëditor, e votoi rendin e ditës së mbledhjes së 115-të në të cilën në pjesën e paradites, u konfirmua nevoja për miratim të propozim-ndryshimeve të pesë ligjeve lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d me procedurë të shkurtuar, me flamur evropian.

Shënimi i ligjeve me flamur evropian nga ana e Qeverisë, e shënoi debatin tërëditor gjatë së cilës deputetët nga OBRM-PDUKM-ja opozitare dhe E Majta kërkuan nga rendi i propozuar i ditës të hiqen këto pika.

Propozimet për ndryshim dhe plotësim të rendit të ditës të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d të opozitës nuk u votuan.

Disa nga deputetët, gjatë konfirmimit të rendit të ditës, ndërkaq, kërkuan pika të caktuara të zhvendosen më lartë në rendin e ditës, sepse, sipas tyre, të njejtat janë të një rëndësie thelbësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat