Sulmohet fizikisht një punëtore shëndetësore në Kriva Pallankë

Maqedonia

Sulmohet fizikisht një punëtore shëndetësore në Kriva Pallankë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:47
Policia

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj një 27-vjeçari.

Kjo pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht në vendin e punës një të punësuare në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (27), për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “parandalim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

I denoncuari, më datë 16.07.2023 në Institucionin Publik Shëndetësor – Shtëpia e Shëndetit Kriva Pallankë ka sulmuar fizikisht A.I., e punësuar në këtë institucion”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat