Nikollovski: Në Shqipëri nuk ka bullgar, por ka vetëm maqedonas

Maqedonia

Nikollovski: Në Shqipëri nuk ka bullgar, por ka vetëm maqedonas

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 13:24
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski sot ka deklaruar se në Republikën e Shqipërisë nuk ka bullgar, ndërsa Bullgaria po mundohet të asimilojë maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipëri.

“Kur Maqedonia nuk punon, do të punojë politika asimiluese në Bullgari.

Në vend që të zbatojë vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut nga Strasburgu sipas të cilës kërkohet pranimi i maqedonasve që jetojnë në Bullgari dhe të drejtat e tyre për edukim në gjuhën amtare, Bullgaria kërkon bullgarët të cilët nuk ekzistojnë në Shqipëri, duke blerë shpirtrat e njerëzve të cilët po vuajnë dhe torturohen dhe jetojnë në varfëri të rëndë në Shqipëri, duke u ofruar pasaporta bullgare me të cilat mund të shkojnë në vendet më të pasura të BE-së për një copë bukë. Kjo është e vërteta”, shkruan Nikollovski.

Nikollovski shkruan se bullgarë në Shqipëri nuk ka, ka maqedonas të cilët shteti amë Maqedonia nuk i mbron dhe i ka lënë të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat