7 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në një hotel në afërsi të manastirit ku u strehuan sulmuesit e Policisë së Kosovës

Maqedonia

7 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në një hotel në afërsi të manastirit ku u strehuan sulmuesit e Policisë së Kosovës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Nga MPJ njoftojnë se 7 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, janë të vendosur në një hotel në afërsi të Manastirit ku sot u strehun sulmuesit e armatosur serb, pasi vranë një polic të Kosovës.

Nga MPJ thonë se ministri Bujar Osmani është në komunikim të vazhdueshëm me homologen Donila Gërvalla.

Po ashtu, policia po synon të siguroj hotel për maqedonasit.

“Për momentin Policia e Kosovës po e siguron hotelin ku janë të vendosur shtetasit tanë, ku pritet që pas bisedës zyrtre, të kthehen në shtëpi”, thonë mes tjerash nga MPJ. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat