Nis aksioni i pyllëzimit, do të mbillen 1.2 milionë fidane në Maqedoni

Maqedonia

Nis aksioni i pyllëzimit, do të mbillen 1.2 milionë fidane në Maqedoni

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:42
Foto nga takimi

Aksioni i sivjetshëm i pyllëzimit do të përfshijë mbjelljen e 1.2 milion fidaneve në 19 rajone dhe 36 lokalitete të vendit – thanë nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas tyre “Tranzicioni i gjelbërt” është një nga pesë shtyllat kyçe kurse pyllëzimi një nga qëllimet për realizim të suksesshëm të parimeve të gjelbërta.

“1.2 milion fidane parashikojmë me pyllëzimin, në aksionin e sivjetshëm, të madh në 19 rajone dhe 36 lokalitete të vendit. Aksioni i sivjetshëm, nis këtë muaj dhe do të zgjasë deri në mars 2024, kurse përfshinë pyllëzimin e sipërfaqeve prej 400 hektarë me lloje të ndryshme të fidaneve”, tha Ljupço Nikollovski, ministër për Bujqësi.

Autoritetet e qeverisë thanë se në bashkëpunim me BE-në, përmes programit IPA, po punohet në një projekt të rëndësishëm për reforma në sektorin e pylltarisë në Maqedoninë e Veriut. Projekti ka kornizë dyvjecare implementimi, deri më 2025, me vlerë 1.3 milion euro. Me këtë projekt, sic u tha, që do të realizohet përmes katër nënkomponentave, që afron pylltarinë e RMV-së me standardet evropiane, parashihet formimi I Agjencisë për Pyje si dhe ristrukturimi dhe transformimi i Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” në shoqatë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat