Prej sot mbyllet rruga lokale Shkup-Bllacë, qasja është siguruar përmes rrugës së përkohshme

Maqedonia

Prej sot mbyllet rruga lokale Shkup-Bllacë, qasja është siguruar përmes rrugës së përkohshme

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Prej sot do të mbyllet për komunikacion rruga lokale deri në fshatin Bllacë para vendkalimit kufitar.

Qasja deri në Bllacë do të sigurohet përmes rrugës së përkohshme para vendkalimit kufitar për të cilën është vendosur sinjalizim i komunikacionit.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se vendoset regjim i komunikacionit në këtë drejtim rrugor për shkak të punëve ndërtimore të autostradës A4, aksi VK “Bllacë” – Shkup (unaza “Stenkovec”) nënndarja 1.

Mbetet regjimi i përkohshëm i qarkullimit i vendosur më parë, sipas të cilit dy kilometra para pikës kufitare qarkullimi zhvillohet sipas regjimit të komunikacionit dykahësh (me dy rrethrrotullime të reja) dhe vendoset sinjalistika përkatëse e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat