Maqedoni, komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

Maqedoni, komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa.

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM njofton se prej datës 23.10.2023 do të fillojë rikonstruimi i pikëpagesës në Zhelinë, në rrugën shtetërore A – seksioni Shkup – Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat