Osmani: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se ndonjë parti tjetër

Maqedonia

Osmani: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se ndonjë parti tjetër

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “ClickPlus” në TV21 tha se BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se një parti tjetër.

Ai deklaroi se partia e tij nuk e do me çdo kusht qeverinë dhe se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen përveç se si fitues.

“Shihni, 1 votë më pak se çdo parti tjetër politike, nga sot firmos në emër të BDI-së, në emër të Ali Ahmetit si zëdhënës i saj, si nënkryetar, se BDI-ja do të nënshkruajë që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë nën çdo kusht.

Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen ndryshe në Qeveri përveçse si fitues”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat